Në Kosovë vazhdojnë të ndodhin gjëra që po na çudisin dita ditësh, shkruan portali arbresh.info.
Një ngjarje e tillë ka ndodhur në Prizren, ku persona të panjohur kanë dëmtuar fidanët e mbjellur.
Këtë rast e ka denoncuar kryetari i kësaj komune Mytaher Haskuka.
Ai ka thënë se personi që e ka bërë këtë duhet të jetë me të vërtetë dikush me mendje kriminale. Më tej Haskuka ka bërë thirrje që qytetarët të raportojnë rastet e tilla qoftë në polici apo qendrën e thirrjeve.
“Nuk di çfarë psikopatologjie kriminale mundet me e shpjegu dëmtimin e fidaneve. Njeriu me të vërtetë duhet me qenë me mendje kriminale me shkatërru fidanet e reja në këtë menyrë. Shkatërimi i ambientit është krim, prandaj ftoj gjithë qytetarët të raportojnë rastet të tilla në polici apo në qendrën e thirrjeve 080019200. Mbrojtja e ambientit është prioritet patriotik”, shkruan Haskuka./Arbresh.info/
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...