Zgjedhjet Lokale në Kosovë do të mbahen më 22 tetor, derisa gara pritet të jetë shumë interesante.
Por, një rast i veçantë është gara për Komunën e Hanit të Elezit, ku tri gra nga një familje, kanë vendosur të konkurrojnë si asambleiste dhe të gjitha për parti të ndryshme, shkruan albinfo.ch.
Hanumshahe Dibrani do të konkurrojë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatjona Kyçyku nga Lëvizja Vetëvendosje, si dhe Nehale Vila nga Partia Demokratike e Kosovës. Të tria shpresojnë se do të fitojnë të drejtën për t’u zgjedhur si asambleiste, derisa ky ‘rivalitet’ i tyre është mjaft i veçantë, pasi janë nga një familje.
Por, kur fushata zgjedhore po shkon drejt fundit, sigurisht se edhe ato me tërë potencialin do të mundohen të bindin votuesit për të marrë votën e tyre.
Hanumshahe Dibrani nga Hali i Elezit është kandidate nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Ajo ka përfunduar Shkollën e Mesme, e martuar dhe nënë e tre fëmijëve. Hanumshahja është një grua e përkushtuar, e ndershme dhe gjithmonë e motivuar për të punuar. Ajo ka lindur më 1976.
Hanumshahe Dibrani është halla e Fatjonës dhe teze e Nehales. Ajo shpreson që të zgjidhet asambleiste në Komunën e Hanit të Elezit dhe të bëjë ndryshime pozitive. Hanumshahja është e bindur se nëse zgjidhet do të punojë në të mirën e qytetarëve të kësaj ane.
Ndërkohë, Fatjona Kyçyku është nga Kaçaniku dhe kandidate për Asamblenë Komunale, si pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje. Fatjona ka lindur më 1995. Shkollën Fillore dhe të Mesme i ka përfunduar në Kaçanik, derisa tash po përfundon studimet në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë.
Nehale Vila ka lindur më 1989 dhe është kandidate nga Partia Demokratike e Kosovës. Ajo është juriste e diplomuar, në Fakultetin AAB në Prishtinë. Ka punuar në Gjykatën Themelore Ferizaj, dega në Kaçanik, si dhe në Agjencinë e Statistikave të Kosovës, regjistrimi i bujqësisë.
Interi kalon në çerekfinale të Kupës së Italisë, Kristjan As...
Kamberi: Serbia po tenton të izoloj shqiptarët e Luginës
Ushtari amerikan ribashkohet me qenin që shpëtoi gjatë shërb...
Emigrantët e paligjshëm/ Teksasi nis fushatën në Meksikë dhe...
Dy të vdekur brenda shtëpisë në Tiranë, zbardhen detajet e n...
Xhorxhia, gjykata heq prokuroren Fani Willis nga çështja nda...