Organizimi i vendvotimeve për zgjedhje ka filluar, por jo në të gjitha vendet e Kosovës njësoj.
Ndonëse në shumicën e qyteteve janë shtuar qendrat e votimit, në pjesën veriore të Mitrovicës sipas Listës së Qendrave të Votimit të KQZ-së për vitin 2017, nuk ka ndodhur një gjë e tillë.
Për njohësit dhe monitoruesit e proceseve zgjedhore të mëhershme organizimi i zgjedhjeve në veri vazhdon të konsiderohet i ndjeshëm për shkak të situatës politike, për të cilën thonë se nuk ka ndryshuar nga zgjedhjet e kaluara.
Vetë Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, për portalin arbresh.info ka thënë se procesi i organizimit të vendvotimeve në veri është proces i ndjeshëm.
“Sa i përket veriut mendoj që janë më tepër procese politike të ndjeshme dhe kanë specifikat e tyre ku autoritetet publike i kanë trashëguar në qasje dhe rregulla të ndryshme. Megjithatë ne i kemi zyret edhe në atë pjesë ku në çdo rast se konsiderohet që është shkelë ndonjë e drejt atëherë avokati i popullit duhet të reagojë,” ka shtuar ai.
Eugen Cakolli hulumtues në KDI ka deklaruar se KQZ është duke bërë përpjekje maksimale që të ketë një proces sa më gjithëpërfshirës në organizimin e zgjedhjeve.
“Duke pasur parasysh afatet e jashtëzakonshme për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme të 11 Qershorit deri më tani KQZ është duke punuar me kapacitet të plotë siç thuhet dhe është duke bërë përpjekje maksimale që të ketë një proces sa më gjithëpërfshirës në organizimin e zgjedhjeve,” ka thënë ai për arbresh.info.
Ndërsa analistit Bajrush Morina për portalin Arbresh.info tha se me këto parti dhe ligje të njejta nuk priten zgjedhje më të mira, përfshirë veriun.
“Këto zgjedhje do të jenë ‘fotokopje” e zgjedhjeve të kaluara. Me ligje të njëjta me parti politike të njëjta me liderë përafërsisht të njëjtë nuk mund të priten zgjedhje të mira. Ne këtë kuadër nuk priten zgjedhje të mira në Veri kur do të ketë zgjedhje ‘të këqija’ ,” ka theksuar ai.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar listën e qendrave të votimit në Kosovë. Në këtë listë figurojnë 91 qendra të votimit më shumë se në vitin 2014, shkruan arbresh.info.
Ndryshime nuk vërehehn në komunat me shumicë serbe Leposaviq, Novobërd, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Partesh, Kllokot, Mitrovicë e Veriut, derisa në Graqanicë janë shtuar pesë qendra të votimit, dhe në Ranillug janë shtuar tri qendra të votimit. /V.Berisha/arbresh.info/
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...