Familjar, shokë e miq janë mbledhur sonte në Sheshin “Skënderbeu” dhe kanë ndezur qirinj për kujtuar 16 vjeçarin, Aulon Zeka, i cili u gjet i vrarë me armë zjarri të shtunën e shkuar në lagjen Arbëria të Prishtinës.
Të pranishmit e kujtuan me dhembje dhe dashuri shkuarjen nga kjo jetë të Aulonit, të cilin e kujtojnë me mall dhe lot.
“Lon sonte flenë në dhe, krevati yt është mbetur thatë. Ne ty të përcjellum te varri. Vllau jem, në lulet të rinisë ta morën jetën. Ëndrra jote ka qenë mu bo fotograf. Krejt Kosova është qu me të ndihmu. Por ti që ia more jetën, qysh ndihet tash, a mendon qysh ndihet ajo nënë që e puthi për së vdekuri, e ty që ia more jetën kurrë drite mos pafsh! Zënin tënd e kanë në kry, e të qeshurën tënde gjithmonë në zemër. Drejtësi nuk ka këtu, në këtë shtet të poshtër”, tha vajza e tezes së të ndjerit Aulon Zeka, Vesa Kamberi.
Të pranishëm ishin kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AAK-së, Arbër Vllahiu.
Shpërthimet në veri, Haradinaj: Organet e sigurisë të bashkë...
Përplasja e Xuxit me Kevinin shkaktoi momente të tensionuara...
Xuxi pyet Edin: “A i ke ra pishman që ke dal?” –Edi: “Pishma...
Hezbollahu e cilëson si “fitore hyjnore” armëpushimin me Izr...
Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, ndërpr...
Edi vjen në studion e Prime, Dini e ngacmon: “A pate ka me h...