Qytetarë të shumtë, përkundër shiut të rrëmbyeshëm, para stacionit policor qendër kanë nderuar policin e vrarë, Afrim Bunjaku.
I pranishëm është edhe ambasadori amerikan, Jeff Hovenier.
Në stacionin policor Qendra në Prishtinë është vendosur fotografia e Afrim Bunjakut, policit të vrarë mëngjesin e sotëm në veri të vendit.
Aty sonte u bë ndezja e qirinjve për policin e rënë sot në krye të detyrës.
Në nderim të tij, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me anëtarë të kabinetit qeveritar do të ndezin qirinj.
Të gjithë qytetarët janë ftuar që të marrin pjesë në këtë ceremoni./rtk/
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...