Ministri i Shëndetësisë, Armedn Zemaj ka marrë pjesë në organizimin e Odave të Profesionistëve Shëndetësor për ndezjen e qirinjve për nder të atyre profesionistëve shëndetësor që humbën jetën nga Covid-19.
Ministri Zemaj, përmes Facebook ka shkruar se është krenar me profesionistët shëndetësorë, me moralin, përkushtimin dhe dashurinë e shprehur gjatë mbrojtjes së jetës së qytetarëve.
Ai, u ka dëshiruar shërim sa më të shpejt dhe kthim në familjet e tyre dhe profesionin e tyre, gjithë atyre punëtorëve shëndetësor që po përballen me betejën kundër koronavirusit./arbresh.info/
Njoftimi i plotë:
Sonte, së bashku me zyrtarët e Ministrisë, i’u bashkuam thirrjes së Odave të Profesionistëve Shëndetësorë për ndezjen e qirinjve për nder të profesionistëve shëndetësorë që kanë humbur betejën me Covid-19.
Ju shpreh ngushëllime profesionistëve shëndetësorë për humbjen e kolegëve, njëherësh i shpreh ngushëllime edhe familjeve të tyre për humbjen e më të dashurve.
Të gjithë profesionistëve shëndetësorë të infektuar, ju dëshiroj shërim të shpejt dhe kthim në familje dhe detyrat profesionale.
Ne jemi krenar me profesionistët shëndetësorë, me moralin, përkushtimin dhe dashurinë e shprehur gjatë mbrojtjes së jetës së qytetarëve.
Çdo ditë, edhe sonte, shpreh respektin tim të thellë dhe solidaritet me profesionistët shëndetësorë të cilët vazhdojnë luftën kundër Covid-19.
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...