Përmes një manifestimi të heshtur, disa qytetarë kanë përkujtuar sot 44 vjeçaren, Sebahate Morina, e cila më 14 mars u qëllua për vdekje nga ish-bashkëshorti i saj, Lulzim Sopi.
Ky manifestim u mbajt në sheshin “Skënderbe” para Qeverisë së Kosovës, shkruan arbresh.info.
Grupi i aktivisteve që kanë organizuar këtë manifestim përmes një njoftimi publik kanë deklaruar se organizimi ka për qëllim të kërkojë llogaridhënie nga Policia e Kosovës, Prokurori i Shtetit dhe Qeveria e Kosovës që si zinxhir institucional siç thuhet në njoftim po dështojnë t’i mbrojnë gratë nga pandemia e femicidit në shoqërinë tonë.
Ndryshe,11 ditë para se Lulzim Sopi ta vriste Sebahaten, e bija e saj kishte denoncuar Lulzim Sopin për ushtrim të dhunës fizike ndaj Sebahates.
Për më shumë, sipas hulumtimit të Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) dhe Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK), kjo nuk ishte hera e parë që Lulzim Sopi ishte denoncuar për dhunë në familje. Në vitin 2019 ai kishte qenë në paraburgim për këtë vepër, ndërsa Sebahatja kishte pasur urdhër mbrojtës nga ish-bashkëshorti i saj deri në dhjetor të vitit 2020.
Këto fakte, që tregojnë një histori të dhunës së ushtruar nga dorasi ndaj viktimës, do të duhej të ishin të mjaftueshme që Prokuroria e Shtetit të ndërmerrte veprime për mbrojtjen e jetës së Sebahates dhe ndjekjes së veprës penale të dhunës në familje.
Në vend të kësaj, Prokurori i Shtetit është arsyetuar se Sebahatja nuk ka shprehur gatishmëri për vazhdim të rastit dhe ka refuzuar të vijë për një intervistë të dytë sqaruese.
Ndërkohë, që nga fillimi i pandemisë COVID-19 dhe për shkak të masave parandaluese që kanë mbyllur viktimat me dhunuesit e tyre, në Kosovë kemi parë një rritje masive të rasteve të raportuara të dhunës në familje. Vetëm gjatë 11 muajve të parë të vitit 2020, janë raportuar 2,000 raste më shumë se në vitin 2019. /arbresh.info/
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...