Ndizen qirinj në nderim të avokatit Andrew Strong, të pranishëm Haradinaj e Krasniqi

18:59 | 12 Dhjetor 2023
E.H

Për nderë të avokatit amerikan, Andrew Strog para Teatrit Kombëtar në Prishtinë janë ndezur qirinj me organizim nga platforma “Liria ka Emër”.

Ky organizim vjen në nderim të veprës së Strong, si avokat i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli në rastin e tij nga Gjykata Speciale, raporton Arbresh.info.

Strong, po ashtu ishte edhe avokat i ekipit mbrojtës të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj i cili edhe ishte prezent sot në nderim të tij.

Në këtë organizim, prezent ishin edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, deputetët e tjerë si Eliza Hoxha, Vlora Çitaku, Enver Hoxha, Uran Ismajli, Time Kadrijaj etj.

Gjithashtu, prezent në ndezjen e qirinjve ishte edhe Violeta Veseli gruaja e ish-kreut të UÇK-së, Kadri Veseli./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme