Korporata Energjetike e Kosovës i ka ndezur eskavatorët në fshatin Shipitullë për të nxjerr thëngjillin nga nëntoka e këtij lokacioni, shkruan arbresh.info.
Arbër Vllahiu, këshilltar i kryeministrit Haradinaj, ka thënë se procesi i shpronësimit në Hade dhe Shipitullë sot ka marrë fund dhe banorët e këtyre fshatrave kanë nënshkruar kontratat me KEK-un.
Ai ka shtuar se Qeveria e Kosovës ka përmbyllur njërën ndër çështjet më të mëdha të vendit që ka mbajtur peng gjendjen energjetike për më se dhjetë vjetësh.
“Kryeministri Haradinaj në 100 ditëshin e parë të qeverisjes i ka kushtuar rëndësi të jashtëzakonshme çështjes së energjisë dhe krijimit të kushteve të favorshme për prodhimin e energjisë nga termocentralet e Kosovës . Angazhimi i çdo ditshëm i kryeministrit Haradinaj në çështjen e energjisë ka parandaluar humbjet që mund të përjetonte Kosova në muajt e ardhshëm . Gjithashtu i jep fund edhe shpenzimeve enorme vjetore prej mbi 100 milionë eurosh siç ka ndodhur në të kaluarën me blerjen e energjisë “, ka thënë ai.
Vllahiu, ka pohuar se nuk do të ketë ndërprerje të energjisë dhe rritje të çmimit.
“E ripërsërisim edhe njëherë qëndrimin e kryeministrit Haradinaj se nuk do të ketë ndërprerje të energjisë dhe nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike . Periudhës emergjente dhe humbjeve po i vjen fundi “, ka shtuar Vllahiu./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...