Sekretari i Shoqatës së Gastronomëve, Arian Vranica, ka folur rreth ndikimit të liberalizimit të vizave në tregun e punës, dhe rreth sfidave kryesore që po përballen bizneset e sektorit, ku kryesisht problemi kryesor është ikja e punëtorëve.
Ariani tregon se sfida kryesore ka qenë papërgaditja me kohë jo vetëm në sektorin e gastronomisë, po në përgjithësi të gjithë ekonomisë.
“Sfida kryesore ka qenë papërgatitja, jo vetëm sektorit të gastronomisë në veçanti, por të gjithë ekonomisë në përgjithësi, sepse është dashur të ketë një plan të mëhershëm me evitu pengesat e mjaftueshme të cilat ndikojnë në përditshmërinë tonë, domethënë në sektorin e gastronomisë, të arritjes së përmbushjes së obligimeve ditore të gastronomëve”, tha ai.
Ai rendit problemet që kanë ndikuar deri në pakënaqësinë e punëtorëve dhe shtegtimit të tyre drejt vendeve të huaja.
“Formalizimi ka qenë një prej arsyeve që ka ndiku deri në këtë pikë, rrogat jo të mjaftueshme, përshkrimi i detyrave të punës, veç në raport me punëdhënësit dhe punëtorin por ka dhe arsye të tjera objektive që ndikojnë, para se të jenë punëtorë janë njerëz, dhe duke njerëz kanë kërkesa të lidhura me aspektin shëndetësor, dhe arsimor”, thotë ai.
Ai tregon se problemi nuk qëndron vetëm tek punëtorët, mirëpo edhe te kuadro, ata janë në nevojë të menaxherëve më të mirë me shkallë të lartë të kualifikimit.
“Jo vetëm që po kemi problem vetëm me punëtorë, mirëpo po kemi problem dhe me kuadro, po na duhen menaxherë më të mirë, me shkallë më të lartë të kualifikimit, menaxherë që menaxhojnë më mirë një biznes, kjo rrit dhe konkurrencën dhe resurset humane brenda bizneseve”, shtoi ai.
Ndryshe gjatë vitit 2021 mbi 42 mijë qytetarë janë larguar nga Kosova sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës./Arbresh.info/Rita Jakupi/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...