Google ADS

Ndihmoni gratë e pastreha duke shitur gjërat që nuk ju duhen

08:53 | 3 Mars 2019
Arbresh.info

Sot mbahet Flea Market, në të cilin individë apo grupeve të interesuara mund të bëhen pjesë e këtij tregu, duke bërë shitjen e produkteve ushqimore, veshmbathje, apo gjësende të tjera.

Flea Market dedikohet për mbledhjen e fondeve për strehimore të grave nëpër Kosovë.

Prej të hollave që njerëzit i mbledhin nga shitja e gjësendeve është e hapur që një përqindje e tyre të shkojë për këtë kauzë. Gjithashtu do të ketë tezga që do të dedikohen plotësisht për mbledhjen e fondeve.

“Mundeni të vini të shisni, të dhuroni ose sido që ndiheni ju, për një të mirë më të madhe. Për pjesën e muzikës e rehatisë, do të përkujdeset i gjithë komuniteti Termokiss”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme