Ishte muaji janar kur ekipa e Organizatës “Ndihmo edhe Ti”, vizitojë nga afër familjet e komunitetit ashkali, Qerim dhe Fitim Mziu.
Sipas kësaj organizate, kushtet në të cilat jetonin ishin jashtë çdo standardi për jetë.
“Fitimi jetonte vetë i pesti në një kontejner prej 20 metra katror, kurse Qerimi me familjen e tij në një shtëpi pothuajse të rrënuar. Falë Organizatës “Ndihmo edhe Ti”, dhe njerëzve vullnet mirë, këto dy familje përfundimisht e kanë të zgjidhur problemin e banimit, pasi janë bërë më shtëpi të reja. Sot këtyre dy familjeve ju kanë dorëzuar çelësat e shtëpive. Organizata “Ndihmo edhe TI”, falënderon zyrtarët Komunal të Lipjanit, përfaqësuesin e komunitetit të ashkalive, Liman Ramadanin dhe deputetin Veton Berisha, për punën e pa lodhshme që kanë bërë. Po ashtu, i jemi mirënjohës Komunës së Lipjanit dhe Organizatës “Voice of Roma” për participimin që kanë bërë në punët rreth ndërtimit të këtyre shtëpive”, thuhet në komunikatë.
Nga shtatori i vitit të kaluar organizata “Ndihmo edhe Ti” ka arritur të ndërtoj 8 shtëpi për familjet në nevojë.
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra