Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit për Çështjen e Narkotikëve, Kirsten D.Madison sot do të vizitojë Kosovën.
Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit për Çështjen e Narkotikëve, Kirsten D.Madison pas arritjes së saj në Kosovë, në ora 13:40m do t’i dorëzojë një donacion Agjencisë kosovare të Forenzikës.
Vizita e Ndihmës Sekretares amerikane, Kirsten D.Madison, është paralajmëruar edhe ditë më parë dhe u bë e ditur se Madison do të takohet me kryeministrin Ramush Haradinaj, zyrtarë të Policisë ë Kosovës, Ministrisë së Drejtësisë, Shërbimit Korrektues dhe anëtarë të shoqërisë civile.
Këto takime Madison me përfaqësues shtetëror dhe anëtarë të shoqërisë civile do t’i bëj në mënyrë që të nxisin reformën në drejtësi dhe në zbatimin e ligjit në Kosovë.
Ndryshe duhet cekur se Departamenti amerikan i Shtetit lufton trafikimin e narkotikëve, krimin ndërkombëtarë dhe korrupsionin kudo në botë, duke ndihmuar qeveritë e ndryshme dhe shoqërinë civile të ndërtojnë shoqëri të forta, të qëndrueshme dhe të ndershme që luftojnë krimin ndërshtetëror dhe destabilizimin, të cilat kërcënojnë sigurinë e amerikanëve.
Po ashtu vlen të theksohet se në Kosovë gjatë ditëve të kaluara për vizitë ishin edhe zyrtarë të tjerë amerikanë, por që temë diskutimi e vizitës së tyre ishte aktualiteti politik.
Bukuritë vjeshtore në parkun natyrorë të Qafshtamës, Kumbaro...
I dërguari i SHBA-së mbërrin në Bejrut, Libani e Hezbollahu ...
Libani e Hezbollahu pranojnë propozimin për armëpushim
Këto janë zonat ku sot do të ketë intervenime nga KRU “Prish...
Raportohet se Putini e ka ftuar Vuçiqin për vizitë në Moskë
Picula i drejtpërdrejt: Serbia merr fonde rekord nga BE, por...