Ambasada amerikane në Prishtinë ka njoftuar se Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA-ve për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike, Wess Mitchell do të vizitojë sot Kosovën.
Mitchell do të takohet me udhëheqësit e Kosovës, përfshirë Presidentin Thaçi dhe Kryeministrin Haradinaj, si dhe me përfaqësues tjerë politikë dhe të shoqërisë civile.
Ai do të riafirmojë lidhjet e ngushta mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara dhe do të inkurajojë qeverinë e Kosovës që të bëjë përparim në dialogun me Serbinë, në forcimin e sundimit të ligjit, në ngritjen e rritjes ekonomike, dhe që të tejkalojë sfidat rajonale në dobi të stabilitetit dhe integrimit perëndimor.
Mitchell pritet te takohet me Presidentin Hashim Thaçi, Kryeministrin Ramush Haradinaj si dhe do te takohet me Udhëheqësit e Rinj.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...