Ndihmës sekretari amerikan viziton Gjykatën Kushtetuese, Caka-Nimani e njofton me progresin e arritur në gjyqësi

18:09 | 21 Mars 2024
E.H

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës Kosovës, Gresa Caka – Nimani, priti sot në takim Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatim të Ligjit (INL), Todd D. Robinson.

Pasi që e falënderoi për vizitën, Caka – Nimani e njoftoi Robinson me punën e deritanishme të Gjykatës Kushtetuese, për progresin e arritur në gjyqësinë kushtetuese dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në vend, si dhe për raportet e mira të bashkëpunimit me gjykatat homologe në rajon dhe më gjerë.

Ajo shprehu mirënjohjen e saj për kontributin e çmuar dhe mbështetjen e vazhdueshme që Qeveria e SHBA-ve i ka ofruar Republikës së Kosovës në përpjekjet e përbashkëta për konsolidimin e rendit dhe ligjit në vend.

Ndihmës Sekretari i Shtetit, Robinson, e falënderoi kryetaren Caka – Nimani për mikpritjen dhe vuri theksin në përkushtimin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara në përkrahje të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe të punës që ajo bën në forcimin e sundimit të ligjit dhe të vlerave demokratike në Republikën e Kosovës./Arbresh.info

 

Të ngjashme