Ndihma e Qeverisë| 34 mijë pako ushqimore do të shpërndahen këto ditë

15:08 | 29 Prill 2022
arbresh.info

Ministri i Financave, Hekuran Murati, thotë se gjatë këtyre ditëve do të shpërndahen 34 mijë pako ushqimore.

“Qeveria e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje me 39 organizata që do të shpërndajnë 34 mijë pako ushqimore në vlerë prej 1.7 milionë euro”, deklaroi Murati në një konferencë për  medie.

Kjo sipas tij, po bëhet në një kohë kur ka rritje të çmimeve në pothuajse çdo artikull elementar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme