Për nëntë vite Xhemë Rexhepi qëndroi i lidhur për shtrat në shtëpinë e tij në Zhiti të Vitisë.
Ai pësoi një lëndim në boshtin kurrizor derisa po punonte në ndërtimtari për një kompani private.
Pas rrëzimit ai qëndroi në koma për dhjetë ditë, ndërsa që e vazhdoi trajtimin jashtë vendit. Por, kompania për të cilën punoi nuk e ndihmoi. Për shërimin e ish-ushtarit të UÇK-së u kujdesën shoqëria e veçanërisht mërgata.
Një i tillë është edhe Nazmi Biomulaku i cili kur dëgjoi për rastin e Rexhepit erdhi nga Zvicra dhe i ndërtoi para dhomës një terasë dhe parkun para shtëpisë që ky të mund të dalë jashtë.
I emocionuar Rexhepi tregon se deri më tani doli nga dhoma e tij vetëm për vizita mjekësore.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...