Klan Kosova gjatë kësaj mbrëmje raportoi e para se një banesë në Ferizaj është kapluar nga flakët.
Përveç dëmeve materiale, zjarri nuk ka shkaktuar ndonjë problem tjetër, kjo falë intervenimit të zjarrfikësve në këtë komunë.
Zjarrfikësi, Jeton Avdiu, për Klan Kosovën thotë se shkaktar ishin mbeturinat, ku sipas tij zjarri është i qëllimshëm për arsye se në raste të tilla, qytetarët tentojnë që t’i zhdukin mbeturinat me anë të zjarrit.
Tutje, Avdiu thotë se me të mbërritur në vendin e ngjarjes kanë hasur në një zjarr të madh por që intervenimi ishte i shpejt dhe kanë arritur që ta lokalizojnë atë.
”Rreth orës 19:00 na kanë njoftuar se janë duke u djegur disa mbeturina në një kat përdhes të një ndërtese. Më të arritur në vendin e ngjarjes kemi parë se ishte një zjarr bukur i madh dhe kishte filluar të dëmtohet edhe ndërtesa. Ne e kemi shuar zjarrin dhe pas shuarjes së zjarrit, qytetarët i kanë larguar mbeturinat”.
”Ne dyshojmë se zakonisht kur kemi këso raste zjarrvënija është e qëllmishme për aryse të largimit të mbeturinave me anë të zjarrit dhe është rasti i dytë brenda dy ditëve dhe iu kisha lut qytetarëve të komunës sonë që të mos ndezin mbeturina sepse mund të rrezikojnë qytetarët tanë”, është shprehur Avdiu.
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...