Banka Pro Credit dy ditë më parë në hapsirat e Kampusit Universitar të UP-së mbajti një koncert ku performoi këngëtarja Elvana Gjata.
Në fund të koncertit kjo bankë ndezi një ton fishekzjarre. Ndezja e fishekzjarrëve përveç që ndoti ajrin dëmtoi në masë të madhe edhe hapësirën e Universitetit.
Në pjeë të ndryshme të hapësirës së Universitetit ku janë ndezur fishekzjarret kanë mbetur edhe mbetje të këtyre fishekzjarreve si dhe janë dëmtuar pemët, shkruan Arbresh.info.
Lejen për ndezjen e fishekzjarrëve nga kjo bankë e kishte lëshuar Departamenti për Siguri Publike, Divizioni për Armë, Municion dhe Eksploziv.
Për hedhjen e fishekzjarrëve, ka reaguar edhe Zëvendës Ministri i Punëve të Brendshme, Selami Shkodra.
Në një prononcim për portalin Arbresh.info Shkodra ka thënë se vendimi për lejim të fishekzjarrëve nga Departamenti i Sigurisë Publike në kuadër të MPB-së nuk ka qenë vendim i duhur.
“Mendojë se një leje të tillë prej anës së Departamentit të Sigurisë Publike në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme nuk ka qenë d.m.th vendim i duhur në asi përmasa prej 1 mijë kilogramësh që dëmton ambientin. Edhe kumtojë se është njëra ndër lëshimet e mëdha të atij departamenti i cili duhet të tregohet më i kujdesshëm kur ka të bëjë me përmasat e fishekzjarrëve në hapësira të banueshme“, ka thënë ai.
Shkodra ka thënë se për këtë leje do të diskutojnë në Ministrine e Punëve të Brendshme.
“Besoj se do ta diskutojmë në kabinet të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe do të kërkojmë arsyen se pse është lëshuar një leje e tillë të cilat kanë qenë analiza paraprake para se t’u jepet një leje e tillë organizatorëve të këtij manifestimi”, ka përfunduar ai.
Po ashtu edhe qytetarët kanë reaguar për hedhjen e këtyre fishekzjarrëve duke thënë se nuk do të duhej të lejohet një gjë e tillë.
Kurti: Kemi shpëtuar e restauruar trashëgiminë e vlefshme ku...
Shqiptari vret gruan në sy të vajzës dhe prindërve në ShBA
Tërmet me magnitudë 4.7 ballë në Turqi
Kievi thotë se Rusia ia ka kthyer trupat e 563 ushtarëve
50% e të nominuarve për deputetë nga LDK-ja në Prishtinë, ja...
Shifra të çmendura: Është llogaritur se sa fiton Neymar me ç...