Google ADS

Ndez aksidentalisht bombolën e gazit, lëndohet një person në Ferizaj

09:48 | 21 Gusht 2023
E.H

Një person ka mbetur i lënduar në Ferizaj, pasi nga pakujdesia ka ndezur bombolën e gazit dhe si pasoj është zgjeruar flaka.

Sipas Policisë, njësitë relevante policore, KEDS-it dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

“Rr. 12 Qershori, Ferizaj 20.08.2023-17:05. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se nga pakujdesia ka ndezur bombolën e gazit dhe si pasojë është zgjeruar flaka. Njësitë relevante policore, KEDS-it dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin. Lëndime trupore ka pësuar viktima dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme