Kombëtarja e Kosovës sot do të zhvillojë ndeshje shumë të rëndësishme kundër Izraelit.
Me anë të një video në platformën “X”, ambasadorja izraelite ka uruar që të firojë ekipi më i mirë, shkruan Arbresh.info.
“Sot në stadiumin “Fadil Vokrri” Kosova do të mirëpres Izraelin. Dua ta uroj Kosovën edhe njëherë duke bërë histori për oganizimin e Lojërave Mesdhetare. Pres një ndeshje të madhe dhe të fitojë ekipi më i mirë”, ka shkruar ajo.
Good luck to #Israel and #Kosova national teams tonight at “Fadil Vokrri” Stadium in Prishtina!
Behatzlaha! Gëzuar! #KOSISR
🇮🇱 🤝🇽🇰 pic.twitter.com/agfdCwj2Az— Tammy Ziv 🇮🇱 (@AmbTammyZiv) November 12, 2023
Ndër të tjera, ajo ka uruar Kosovën për përzgjedjen e saj në organizimin e Lojërave Mesdhetare./Arbresh.info.
Ndryshe, ndeshja Kosovë-Izrael që ishte planifikuar të zhvillohet në muajin tetor u shty shkaku i luftës në Izrael, kurse do të luhet të dielën në “Fadil Vokrri”.
Edhe pse Kosova ka gjasa më pak se një për qind për të avancuar në Kampionat Evropian “Euro 2024”, fitorja është e nevojshme për t’u ngritur në renditjen e FIFA-s./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...