Mbi 10 ndërtesa kolektive janë ndërtuar në Veriun e Mitrovicës për qytetarët serbë vetëm gjatë kohës së pandemisë.
Shumica prej banorëve në këto ndërtesa që janë ndërtuar në lagjet e shqiptarëve, e së fundmi në Lagjen e Boshnjakëve, kanë ardhur nga Serbia me leje të qeverisë serbe.
E në anën tjetër shqiptarët vazhdojnë të diskriminohen, duke mos i lejuar rindërtimin dhe ndërtimin e shtëpive të veta, nga strukturat paralele serbe.
Deputetja e Kuvendit të Kosovës që vjen nga Mitrovica, Valdete Idrizi, thotë për arbresh.info se Qeveria e Serbisë përmes ndërtimit të banesave kolektive në lagjet ku jetojnë shqiptarët po bën kolonizim dhe spastrim etnik të shqiptarëve.
Kryetari i Këshillit të shqiptarëve në veri, Nazmi Ismajli, është një prej banorëve të lagjes “Kroi i Vitakut”, që vazhdon t’i pamundësohet ndërtimi i shtëpisë në tokën e tij.
“Pas luftës janë ndërtuar 70 shtëpia dhe kanë mbet me ndërtua 70 shtëpi por nuk i ka lejua struktura paralele serbe. Ndër ta jam edhe unë që jam interesua me i kry. pas 2013 nuk është vënë asnjë themel për shtëpi të shqiptarëve”.
Emir Azemi, ish-zëvendës kryesues për komunitete dhe banorë në Lagjen e Boshnjakëve, tregon për vështirësitë që kanë pasur banorët e kësaj pjese për ndërtimin e shtëpive ndër vite.
“Kemi pas me qindra banesa që janë ndërtuar për serb. Ka qenë një diskriminim total. Nuk kam pas përkrahje më shty ndërtimin e shtëpive për shqiptarët nga institucionet qendrore. Çështja e Mitrovicës është tërësisht politike. Çdo gjë që është bere ne veri është bëre nga politikat e mëdha” tha Azemi.
Po ashtu, edhe banori tjetër i Lagjes së Boshnjakëve, Denis Qaushi thotë se ndihen të diskriminuar nga kjo gjendje.
“Ndihemi të diskriminuar sepse nuk është një standard i dyfishtë po është i njëanshëm ku banorëve serb u lejohet ndërtimi i ndërtesave të larta ndërsa banorëve shqiptar nuk iu jepet leja për ndërtim. Ndihemi te diskriminuar edhe nga qeveria e Kosovës që nga viti 2013 nuk ka marr hap konkret për kthimin e banoreve shqiptar”, tha Qaushi.
Që nga viti 2013 në Veri të Mitrovicës nuk është vënë themeli për ndërtimin e asnjë shtëpie për shqiptarët.
Kthimi i të zhvendosurve së fundi është hapur për diskutim edhe në tavolinën e negociatave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian./M.Avdimetaj/arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...