Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës ndriqohet me flamurin turk për nder të viktimave të tërmetit shkatërrues

21:15 | 8 Shkurt 2023
E.H

Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës është ndriquar me flamurin e Turqisë në nder të viktimave që humbën jetën nga tërmetet shkatërruese që goditën Turqin.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti përmes një postimi në Twitter, tha se Kosova solidarizohet me familjet e tyre, derisa tha se do të qëndrojë pranë shtetit dhe popullit turk.

“Në këtë ditë zie kombëtare, ne ndezim kuq e bardhë ndërtesën e qeverisë sonë për nder të viktimave të tërmetit shkatërrues të kësaj jave dhe në solidaritet me familjet dhe miqtë e tyre. Ne lutemi për shëndetin e të plagosurve dhe qëndrojmë pranë popullit dhe shtetit të Turqisë”, shkroi Kurti.

Kujtojmë se një tërmet vdekjeprurës me magnitudë 7.8 ballë ka goditur Turqinë e është shpërndarë edhe në Sirinë veriore këtë të hënë.

Deri tani, numërohen gati 12 mijë viktima e mbi 50 mijë të plagosur. Dëme të mëdha pësuan edhe shumë ndërtesa, duke lënë një pjesë tjetër të qytetarëve pa kulm mbi kokë.

Kosova i ka dalë në ndihmë Turqisë në këto ditë të vështira për ta përmes FSK-së.

Një kërkim-shpëtimi i FSK-së u është bashkuar ekipeve të tjera për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzish që kanë mbetur të ngujuar nën rrënoja./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme