Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës është ndriçuar me ngjyrën rozë për rritjen e vëmendjes dhe vetëdijes për zbulimin sa më të hershëm të kancerit të gjirit.
Për këtë, kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se shërbimi i mamografisë është falas për të gjithë qytetarët ku vetëm për tri ditë, siç thotë Kurti, janë realizuar 180 ekzaminime, përcjell Arbresh.info.
“Shërbimi i mamografisë, si masë parandaluese dhe diagnostikuese, është falas për të gjithë qytetarët e Republikës. Për herë të parë, vjet kemi zgjeruar qasjen në shërbimet e mamografisë mobile edhe në komunat veriore të vendit, ku për vetëm tri ditë janë realizuar 180 ekzaminime. Investimet e realizuara në Klinikën e Onkologjisë dhe blerja e dy akseleratorëve të rinj, përfshirë sistemin më të avancuar C-RAD, po ndikojnë ndjeshëm në cilësinë e trajtimit”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në facebook.
Mes tjerash, Kurti theksoi se përkushtimi për qasje më të lehtë dhe të barabarët në shërbimet shëndetësore është i përditshëm.
“Në QKUK për herë të parë mund të bëhet falas rikonstruktimi i gjirit për gratë që e kanë mposhtur kancerin e gjirit. Përkushtimi ynë është i përditshëm, që të sigurojmë qasje sa më të lehtë dhe të barabartë në shërbimet shëndetësore, për zbulimin e hershëm dhe për trajtimin e kancerit të gjirit.Në solidaritet me të gjitha gratë që po luftojnë me vendosmëri për jetën, ritheksojmë se luftën do ta bëjmë bashkërisht. Kancerin e gjirit e mposhtim së bashku”, tha Kurti./Arbresh.info
Festat e fundvitit, fluks i shtuar i udhëtarëve në Kakavijë
Pritje mbi një orë e gjysmë te Dheu i Bardhë për të hyrë në ...
Musk konfirmon funksionalizimin e Starlink-ut në Kosovë R...
Antidroga në Prishtinë gjen një sasi të kokainës dhe një rev...
Starlink në Kosovë, Kurti: Një hap i madh për infrastrukturë...
Kurti dhe Murati mbajnë konferencë për media