Me rastin e 8 Marsit, Ditës së Gruas, Agjencia për Barazi Gjinore ka ndiçuar Ndërtesën e Qeverisë së Kosovës me fotografitë e disa nga gratë e shquara të Kosovës, të cilat vdiqën këto vjetët e fundit.
“Në kujtim të grave krijuese, artiste, profesoresha universitare dhe gazetare që thyen barrierat në fushat ku vepruan dhe ndërtuan historinë e vendit tonë me fytyrë gruaje, dhe të cilat nuk jetojnë më”, thuhet në postimin e ABGJ-së në Facebook.
Në ndërtesën e Qeverisë u vendosen fotografaitë e Nexhmije Pagarushës, Leze Qenës, Sazana Çapriqit, Burbuqe Rushitit, Violeta Rexhepagiqit, Burbuqe Berishës, Vjosa Berishës, Arzana Krajës, Alije Vokshit, Edi Shukriut, Esma Mulla, Teuta Tmava, Ardita Sylejmanit, Seniha Spahiut dhe Shahindere Bërlajollit./arbresh.info
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...