Ndërtesa e Qeverisë ndërron pamje për 25 nëntor

01:00 | 26 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Agjencia për Barazi Gjinore në zyrën e Kryeministrit, me rastin e shënimit të 25 Nëntorit – ditës ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj gruas, ka ndërmarrë iniciativën e ndriçimit të Ndërtesës së Qeverisë me ngjyrë portokalli, dhe simbolin e kordeles së bardhë. 

Ky akt simbolizon përkushtimin e burrave dhe djemve kosovarë për të iu bashkëngjitë iniciativës botërore për eliminimin e fenomenit negativ të dhunës ndaj grave dhe vajzave, thuhet në njoftimin e ABGJ-së. njofton Klan Kosova.

Ndërtesa ka qëndruar e ndriçuar me ngjyrë portokalli nga ora 18:00 -22:00.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme