Shërbimi Korrektues i Kosovës ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të gardian i Burgut të Dubravës, Hasib Cakoviç.
Në telegramin ngushëllues thuhet se Cakoviç ka lënë një gjurmë të pashlyeshme në Shërbimin Korrektues të Kosovës, duke kontribuar me pasion dhe përkushtim.
Telegrami i plotë pa ndërhyrje:
Telegram Ngushëllimi
E nderuar familja Cakoviç,
Me pikëllim të thellë marrëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, e bashkëpunëtorit tonë, Hasib Cakoviç.
Cakoviç ka lënë një gjurmë të pashlyeshme në Shërbimin Korrektues të Kosovës, duke kontribuar me pasion dhe përkushtim. Humbja e tij është një humbje e madhe për të gjithë ne.
Ju lutem që në emër të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe në emërin tim, t’i pranoni ngushëllimet më të sinqerta.
Me respekt,
Ismail Dibrani
Drejtor Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës./Arbresh.info/
Rrëzohet Qeveria franceze
Kurti në takim me Marta Kos, kërkon largimin e masave ndaj K...
Shqipëria mbyll kryesimin e nismës SHBA-Karta Adriatikut me ...
Kurti do të marrë pjesë në një konferencë në Sarajevë për ra...
Haradinaj prezanton kandidatët për deputetë nga Lipjani: Bas...
Rruga që lidh Deçanin me Gjakovën drejt asfaltimit