KOSTT ka njoftuar se pas një sëmundje të rëndë ka vdekur eksperti i sektorit të energjisë, Skender Gjonbalaj, i cili ishte edhe drejtor i Operimit të Tregut në KOSTT.
I njëjti kishte ndërruar jetë të dielën.
Në një komunikatë nga KOSTT, u tha se Gjonbalaj ishte profesionist i parimeve të larta, i përkushtuar e këmbëngulës në avansimin e KOSTT në mekanizmat ndërkombëtar, ishte një nga njerëzit kyç në arritjen e pavarësimit të Sistemit Elektroenergjetik të Kosovës nga Serbia.
“Skender Gjonbalaj ishte gjithashtu anëtarë Bordi në institucionin ndërkombëtar Coordinated Auction Office in South East Europe-SEE CAO si dhe në Bursën Shqiptare të Energjisë ALPEX”, thuhet në njoftimin e KOSTT-it në Facebook.
“KOSTT dhe sektori i energjisë mbeti pa një profesionist të nivelit më të lartë, pa një njeri të virtyteve të çmuara e familja dhe kolegët mbetën pa një njeri të dashur. Lamtumirë Skendë, përherë do të mbetesh në kujtimet tona”. /arbresh.info/
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë