Zëdhënësi i komunës së Klinës, Agron Gashi, ka vdekur sot në orët e pasdites.
AktivPress mëson se vdekja e tij ishte e papritur.
Gashi nuk ishte ndjerë mirë gjatë një loje futboll dhe kishte kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Familjare të Klinës.
Pasi kishte marrë trajtimin fillestar, ai ishte përcjellur për në Spitalin e Pejës.
Mirëpo, sipas burimeve që kanë qenë në rrjedha të këtij rasti, Gashi ka ndërruar jetë ende pa mbërritur në spital.
Shkaktari i saktë i vdekjes nuk dihet pasi ende nuk e ka thënë fjalën e vet Mjekësia Ligjore.
Vdekja e Gashit është konfirmuar edhe nga pjesëtarë të Policisë, ndërkohë që edhe i biri i tij, Arbri e ka dhënë kumtin në profilin e tij në rrjetin social.
Agron Gashi një kohë të gjatë ka punuar si korrespodent i Kohës Ditore për komunën e Klinës.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...