Ndërron jetë profesori Loshe Landsman, Nagacvci shpreh ngushëllime për vdekjen e tij

13:54 | 24 Janar 2024
K.B

Ka ndërruar jetë profesori Moshe Landsman.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka shprehur ngushëllime për vdekjen e tij.

Nagavci tha se Landsman themeloi Departamentin e Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës në vitin 2001.

Ndërsa tha se profesori Landsman ka dhënë kontribut edhe në përkrahjen e vazhdueshme profesionale dhe emocionale për profesionistët, si dhe inkurajimin e pandalshëm për të qenë njerëzor në misionin e vështirë për ofrimin e shërbimeve terapeutike sa i përket autizimit, shkruan Arbresh.info

Ndërsa shprehi mirënjohje e përhershme për përkushtimin dhe punën e palodhur të profesor Landsman.

Shkrimi i plotë:

Me pikëllim të thellë mora lajmin se ka ndërruar jetë Profesor, Dr. Moshe Landsman.

Në shkurt të vitit të kaluar, profesorin Moshe Landsman e nderuam për kontributin e tij shumëvjeçar në fushën e arsimit të Republikës së Kosovës. Kontributi i tij ishte shumë i gjerë, intensiv, i vazhdueshëm dhe tejet domethënës.

Ai themeloi Departamentin e Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës në vitin 2001. Themelimi i këtij Departamenti në periudhën pas luftës në Kosovë ishte ngjarje tepër e rëndësishme sa i përket adresimit të shëndetit mendor të popullatës së gjerë dhe burim jetik për zhvillimin e kapitalit njerëzor për ofrimin e shërbimeve këshilluese dhe terapeutike.

Profesori Landsman ka dhënë kontribut edhe në përkrahjen e vazhdueshme profesionale dhe emocionale për profesionistët, si dhe inkurajimin e pandalshëm për të qenë njerëzor në misionin e vështirë për ofrimin e shërbimeve terapeutike sa i përket autizimit.

Me angazhimin e tij, ngriti qendra që ofrojnë programe për shëndetin mendor dhe mbështetje kognitive, psikologjike dhe psikiatrike për të gjithë ata që kanë nevojë – përfshirë fëmijët, studentët dhe të rriturit.

Mirënjohje e përhershme për përkushtimin dhe punën e palodhur të profesor Landsman.

Pushoftë në paqe!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme