Ndërron jetë personi që ishte aksidentuar më 10 korrik

09:08 | 24 Korrik 2018
Arbresh.info

Policia njofton se viktima mashkull shqiptar, i cili ishte i lënduar gjatë një aksidenti në trafik më 10 korrik të këtij viti ka ndërruar jetë.

Trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar ku pas intervistimit është dërguar në qendrën e  mbajtjes./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme