Ndërron jetë një pacient në Klinikën Infektive, dyshohet nga Covid-19

10:57 | 23 Qershor 2020
Arbresh.info

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm ka ndërruar jetë edhe një pacient.

Bëhet fjalë për personin me inicialet Sh.K, 66-vjeçar nga Komuna e Prizrenit i cili ishte pranuar në Klinikë me datën 22 qershor, shkruan portali arbresh.info.

Pacienti ishte pranuar si rast i dyshuar për infeksion me Covid-19, për të cilin tashmë pritet konfirmimi i rezultateve nga laboratori mikrobiologjik./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme