Google ADS

Ndërron jetë një ditë pasi u lirua nga Spitali në Gjilan, policia po heton rastin

09:32 | 1 Dhjetor 2024
E.H

Një person me datën 29.11.2024 ka qenë në spital në Gjilan për kontroll mjekësor dhe është liruar, ndërsa me 30.11.2024 i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe duke e dërguar në emergjencë, i njëjti ka vdekur, raporton Policia e Kosovës.

Sipas policisë, rasti vazhdon të hetohet.

“Gjilan / 30.11.2024 – 14:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar me 29.11.2024 ka qenë në spital për kontroll mjekësor dhe është liruar, ndërsa sot i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe duke u derguar në emergjencë, i njëjti ka vdekur. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme