Në fshatin Bardhosh pjesë e Komunës së Prishtinës ka ndërruar jetë një burrë i moshës 37 vjeçar në rrethana të dyshimta.
Këtë rast për “Indeksonline” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.
“Mund të iu konfirmoj se një burrë i lindur më 1981 ka ndërruar jetë. Familjarët kanë provuar që ta dërgojnë deri në qendrën më të afërt të mjekësisë familjare, por që doktori aty ka konfirmuar se ka shkuar pa shenja jete”, ka thënë Krasniqi.
Krasniqi ka shtuar se për shkak të rrethanave të rastit nuk mund të japim informacione më shumë, pasi që njësitet policore janë duke u marrë me hetimet./Indeksonline/
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...