Google ADS

Ndërron jetë këmbësorja e cila u shkel me veturë nga një 21 vjeçar

09:27 | 24 Mars 2017
Arbresh.info

Policia rajonale e Gjilanit ka njoftuar se ka ndërruar jetë një këmbësore e cila u shkel mbrëmë për vdekje nga një 21 vjeçar.

Sipas policisë, këmbësorja së pari është dërguar në spitalin e Gjilanit, për t’u transferuar pastaj në QKUK, ku pavarësisht tentimit të mjekëve, ka vdekur.

Ky është njoftimi i policisë:

Me 23 mars 2017, rreth orës 21:55 minuta, në rrugën “Idriz Seferi” afër pikës se karburanteve “IP”, ka ndodhur një aksident rrugor me lëndime të rënda trupore, ku e përfshirë ka qene një automjet i markës Audi A6 me targa regjistrimit  06,drejtuar nga vozitësi shqiptar shtetas i Kosovës A. B.(1996) dhe një këmbësore po ashtu shqiptare shtetase e Kosovës me vendbanim në Gjilan (1963).

Policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se deri te aksidenti (përplasja e këmbësores) ka ardhur si pasoj e mospërshtatjes së shpejtësisë kushteve të komunikacionit dhe vozitjes së pakujdesshme në momentin kur këmbësorja ishte duke e kaluar rrugën.

Si pasoj e aksidenti lëndime të rënda trupore pëson këmbësorja e lartcekur,  të cilës fillimisht i epet ndihma e parë në spitalin rajonal të Gjilanit e mandej transferohet në QKUK në Prishtinë, për shkak të natyrës së rëndë të lëndimeve.

Rrethe orës 01:22, jemi njoftuar se edhe për kundër përpjekjeve  nga ana e personelit mjekësorë këmbësorja kishte ndërruar jetë nga lëndimet e marra në aksident. Është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që drejtuesi i veturës të ndalohet për 48 orë, ndërsa trupi i pa jetë i të ndjerës të dërgohet ne IML për obduksion. Rrethanat e këtij rasti të rëndë janë duke u hetuar nga hetuesit e trafikut Rajonal.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme