Ndërron jetë ish-ushtari i UÇK-së që u dënua nga Tribunali i Hagës

09:01 | 31 Janar 2018
Arbresh.info

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, ka ndërruar jetë, ish ushtari i UÇK-së, Hajredin Bala, njofton Klan Kosova.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar për klankosova.tv një familjar i afërt i tij.

Ai ka thënë se Bala ka ndërruar jetë papritmas.

Bala qenë i dënuar nga Gjykata e Hagës për krime gjatë luftës në Kosovë.

Emri i Balës ka figuruar në “Listën e Zezë” të Amerikës për vitin 2018, e cila është publikuar më 26 janar./Klan Kosova/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme