Google ADS

Ndërron jetë ish-luftëtari i UÇK-së

15:19 | 19 Gusht 2021
A. B.

Ka ndërruar jetë ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, veprimtari dhe humanisti, Halim Zogaj.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti.

“E nderuar familje Zogaj, Më lejoni që të shpreh ngushëllimet e mija më të sinqerta, për ndarjen nga jeta të baces Halim Zogaj, veteran i UÇK-së dhe veprimtarë i hershëm e humanist i njohur. Andaj, bashkëndjejmë dhimbjen me familjarët dhe të gjithë ata që e njohën bacen Halim! Qoftë i përjetshëm kujtimi për jetën dhe veprën e tij. Ngushëllime”, shkroi ai në Facebook. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme