Ndërron jetë ish-deputetja e LDK-së

15:05 | 16 Dhjetor 2021
A. B.

Ish deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumnie Kajtazi-Hyseni sor ka ndërruar jetë.

Për këtë, ka njoftuar zyrtari i LDK-së, Ekrem Hyseni.

Kajtazi-Hyseni ishte edhe nënkryetare e Komunës së Podujevës dhe kryetare e Forumit të Gruas së LDK-së.

“Na pikëlloi shumë lajmi për shkuarjen në amshim të veprimtarës së devotshme, Lumnie Kajtazi-Hyseni. Ajo për shume vite ishte edhe pjese e jetës publike, duke ushtruar funksione të ndryshme në nivel lokal e qendror. Deputete, nënkryetare e Komunës së Podujevës dhe kryetare e Frorumit të Gruas së LDK-së në Podujevë, ishin disa nga funksionet e saj”, ka shkruar Hyseni në një postim në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Na pikëlloi shumë lajmi për shkuarjen në amshim të veprimtarës së devotshme, Lumnie Kajtazi-Hyseni.

Ajo për shume vite ishte edhe pjese e jetës publike, duke ushtruar funksione të ndryshme në nivel lokal e qendror.

Deputete, nënkryetare e Komunës së Podujevës dhe kryetare e Frorumit të Gruas së LDK-së në Podujevë, ishin disa nga funksionet e saj.

Ajo la pas vetës një trashëgimi të madhe dhe kontribut të rëndësishëm për vendin edhe në fushën e arsimit, si mësimdhënëse dhe drejtoreshë.

Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet Kajtazi dhe Hyseni. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme