Ka ndërruar jetë i riu që para disa ditësh u godit nga treni në afërsi të kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë.
Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë Rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Mbrëmë rreth orës 23:25 jemi njoftuar nga QKUK-ja se ka ndërruar jetë personi I.H, i aksidentuar me datë 21.02.2019, në afërsi të kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë”, tha Ahmeti.
Në koordinim me prokurorinë e shtetit, hetuesit e trafikut po merren me rastin.
I.H kishte shkuar për të aplikuar për rekrut në FSK kur ka ndodhur aksidenti.
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...