Google ADS

Ndërron jetë babai i dëshmorit Përparim Krasniqi

09:40 | 22 Dhjetor 2020
V. S.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar pas lajmit për vdekjen e Xhafer Krasniqit, babai i dëshmorit Përparim Krasniqi dhe axha i Ardian Krasniqit.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se me bacën Xhafë kanë pasur plagë të njëjta, të cilat i ndjenin tek njëri-tjetri.

“Me bacin Xhafë, flisnim për plagët e njëjta, që i ndjenim tek njëri-tjetri. Kujtonim heroizmat e Adrianit e Përparimit, Luanit e Shkelzenit.

Postimi i plotë:

Me bacin Xhafë, flisnim për plagët e njëjta, që i ndjenim tek njëri-tjetri. Kujtonim heroizmat e Adrianit e Përparimit, Luanit e Shkelzenit.

Sot, ai iu bashkua atyre në botën e amshuar.

Ndaj dhembjen me familjen Krasniqi dhe të gjithë ata që e njohën.

Lamtumirë Xhafer Krasniqi!

U prehsh në paqe!/arbresh.info/

Imazhi mund të përmbajë: 2 njerëz, text that says 'KENDERBEUT ENDER BEUT'

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme