Pas një sëmundjeje të rëndë, ka ndërruar jetë veprimtari i çështjes kombëtare, Skender Muharrem Fejza- Kastrati, djali i patriotit dhe veprimtarit të çështjes kombëtare Muharrem Fejza.
Njëjte sikur babai i tij i ndjeri Kastrati ishte veprimtar i shquar i çështjes kombëtare dhe për këtë gjithmonë ishte përndjekur e maltretuar nga sistemet e atëhershme.
I ndjeri Kastrati për një kohë kishte punuar edhe si mësues ne fshatin Hogosht, ndërsa ai dhe shtëpia e tij ishin strehe e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sot shumë rrugë si në Prishtinë por edhe në qytete e tjera mbajnë emrin e babait të tij Muharrem Fejza.
Familja Kastrati nga fshati Hogosht i Kamenicës, gjithmonë kanë qenë halë në sy e pushteteve, dhe për këtë janë maltretuar e burgosur nga politika serbe.
Varrimi i të ndjerit bëhet nesër në Hogosht të Kamenicës në ora 13:00.
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare