Kanë mbetur pak orë, prej ndërrimit të motmoteve.
Larg familjes dhe më të dashurve të tyre, 38 femra festën e Vitit të Ri do e presin të mbyllura brenda katër mureve, në Qendrën Korrektuese në Lipjan.
Sidoqoftë, edhe aty ka festë.
Për njërën nga to, kjo është hera e nëntë që festën e Vitit të Ri e pret e mbyllur.
Brenda dhomës së saj, që ngjan në një dhomë të zakonshme gjumit, vetëm diçka mungon, i mungon familja.
Mes emocioneve e përshkruan atmosferën dhe përgatitjet që të burgosurat këtu bëjnë në nder të festës së Vitit të Ri.
Janë elemente zbukuruese që kanë zgjedhur të mbajnë afër, si duket për t’jua kujtuar sadopak shtëpitë e tyre.
“Edhe këtu ekziston një rutinë që ne duhet me zbatuar, fillojmë me aktivitetet tona ditore, dhe në natën e Vitit të Ri kemi angazhime shtesë sepse përgatitim diçka më ekstra. Në mbrëmje bëhemi të gjitha së bashku dhe në sallën e rekreacionit mundohemi me qenë afër njëra-tjetrës. Pavarësisht mungesës tonë familjare që e kem”.
Ajo thotë se kujdesen që të duken më bukur këtë natë.
“Vitin e ri më ka ra me festuar këtu që 9 vite, normalisht që më mungon familja. Kemi mundësi me pas vizita me familjarët. Po ashtu kujdesemi që të dukemi bukur këto dy ditë”, thotë ajo.
Muzika dhe qejfi në këtë qendër ka nisur disa orë para mesnatës, atëherë kur kalendari vjetrohet edhe për një vit.
Edhe e burgosura A.K, thotë se tashmë kanë filluar të përgatiten dhe tashmë mbizotëron një festë.
“Përgatitjet i kemi bërë kemi blerë ushqime, këna planifikuar me bërë ëmbëlsira, dekorime, festime e vallëzime”, thotë ajo.
Zëvendësdrejtoresha në Qendrën Korrektuese të Lipjanit, Leonora Sahiti thotë se, bashkë me stafin janë gati që hapësirën e burgut ta mbushin me festë e grave t’iu mundësohet të realizojnë iniciativat e tyre këtë ditë.
“Në Qendrën Korrektuese për femra në Lipjan, kemi edhe femra të mitura, dhe secila kategori e të burgosurave dhe trajtimi i tyre kërkon një përkushtim maksimal. Në Qendrën Korrektuese në Lipjan aktualisht janë 38 femra, ku 17 prej tyre janë të paraburgosura dhe po ashtu një femër të mitur e paraburgosur. Si për çdo festë edhe në festen e Vitit të Ri mundohemi që të gjitha femrave të burgosurave sadopak të krijojnë një ambient familjar duke ua mundësuar që të bëhen bashkë në sallat e rekreacionit dhe bashkërisht të kenë mundësin të argëtohen”.
Ajo, thotë se edhe kuzhina, këto ditë, i është lënë në përdorim atyre që do të përgatisin ushqim e ëmbëlsirat e preferuara, ku së bashku 38 femra do ta presin në një pavijon.
Megjithatë, sipas saj, për herë të parë festen e Vitit të Ri në burgun e Lipjanit do ta presin 8 femra, ku më e vjetra që e pret vitin e ri është e dënuar me 20 vite.
“Po ashtu ju lejohet edhe televizioni deri në orët e hershme të mëngjesit, dhe për këtë ditë kanë edhe ushqim të veçantë ku përgatitin edhe ëmbëlsira të ndryshme që i konsumojnë bashkërisht. Për herë ta parë Vitin e Ri këtu do ta presin 8 femra. Dhe ajo që ka qenë më e vjetra është 20 vite e dënuar. Më 1 dhe 2 janar, ua mundësojnë që të kenë edhe vizita familjare për hir të festes”, thotë ajo./A.Zeka/arbresh.info/
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike