Ndërrimi i kompetencave mes Ministrisë e SHSKUK-së, lë pa citostatikë pacientët me kancer

19:47 | 7 Mars 2019
Arbresh.info

Pacientët e Institutit Onkologjik, përballen me mungesë të barnave.

Në këtë institut mungojnë citostatikët si Doxetacel e Paklitaxel, si dhe “target terapia”, siç i referohen mjekët e këtij instituti Herceptinit dhe Avastinës, raporton KTV.

Sipas zëvendësdrejtoreshës, Vildana Goga, shkaku i mungesës së këtyre barnave, është bartja e kompetencave nga Ministria e Shëndetësisë drejt SHSKUK- së, për ta bërë porosinë e tyre.

Pacientët e shtrirë në Institutin e Onkologjisë, prapa kamerave, thanë se në momentin që mungojnë barnat brenda QKUK- së, barnatoret e shfrytëzojnë rastin për t’i ngritur çmimet.

Ndërsa, zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë, kanë thënë se kompetencat për porosinë e barnave tanimë i kanë kaluar SHSKUK- së.

Përveç mungesës së barnave, Instituti Onkologjik, ditë më parë, ka pasur prishje të aparatit të radioterapisë, i cili ka qenë jashtë funksionit për 11 ditë.

Por, pas rregullimit të këtij aparati, numri i rrezatimit të pacientëve ka arritur në 100 brenda ditës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme