Google ADS

Ndërpritet seanca në mungesë kuorumi

13:32 | 28 Mars 2022
arbresh.info

Kuvendi i Kosovës në mungesë të kuorumit ka ndërprerë seancën.

“Nuk kemi kuorum për të vazhduar. Seanca do të vazhdojë të enjten në orën 10:00”, deklaroi kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Deputetët nuk arritën të miratojnë formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Për këtë pikë pati kundërshtime të ashpra ndërmjet pozitës dhe opozitës, dhe më pas këta të fundit lëshuan sallën./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme