13:08 | 6 Qershor 2022
arbresh.info
Është ndërprerë seanca e Kuvendit të Kosovës pasi në dy pikat e para të rendit të ditës nuk pati kuorum për vendimmarrje.
“E ndërprejmë këtë seancë se nuk po shoh kushte. Ju thërras ndonjë ditë tjetër për ta vazhduar”, deklaroi kryeparlamentari, Glauk Konjufca.
Ky është rendi pikat e të cilit ishte paraparë të shqyrtoheshin sot:
Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 5, 11 dhe 13 maj 2022:
- Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore,
- Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-143 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022,
- Emërimi i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës,
- Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar.
- Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, mbajtur më 26 maj 2022:
- Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 08/L-033 për provimin e jurisprudencës,
- Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-052 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-070 për Pijet e Forta Alkoolike,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit 08/L-010 për Krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Hapësinor në Republikën e Kosovës,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-027 për Mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve,
- Zgjedhja e pesë (5) zëvendësve të Avokatit të Popullit,
- Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media. /arbresh.info/