Google ADS

Ndërpritet seanca gjyqësore ndaj Salih Mustafës, vazhdon nesër

16:30 | 12 Tetor 2021
Arditë Shkodra

Gjykimi ndaj Salih Mustafës në Gjykatën Speciale në Hagë është ndërprerë, për të vazhduar nesër nga ora 09:30.

Kryetarja e trupit gjykues Mapi-Feld Folia ka bërë të ditur se seanca do të vazhdojë nesër në ora 9 e 30, për dëgjimin e dëshmitarit të katërt në rastin e Mustafës, raporton arbresh.info

Në aktakuzën e konfirmuar ndaj Salih Mustafës, thuhet se ai  akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt./arbresh.info/

Të ngjashme