Google ADS

Ndërpritet greva e punëtorëve të Postës, pagat i marrin brenda ditës

11:12 | 9 Korrik 2018
Arbresh.info

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka sot priti në takim drejtuesit e Sindikatës së Postës së Kosovës me të cilët diskutoi për gjendjen aktuale dhe sfidat me të cilat po përballet kjo ndërmarrje publike.

Me ndërmjetësimin e Ministrit Lluka, Telekomi i Kosovës tashmë ka realizuar pagesën e qirasë Postës së Kosovës Sh.a, derisa ekzekutimi i pagave për punëtorët e Postës është paraparë të bëhet brenda ditës së sotme.

Me këtë rast Sindikata është njoftuar edhe për iniciativën e kreut të MZHE-së për të realizuar kompensimin e Shërbimit Universal Postar, për të cilën, Ministri Lluka do të dorëzojë kërkesën në Qeveri së shpejti.

Në fund, palët u pajtuan për ndërprerjen e grevës të filluar sot në mëngjes dhe intensifikimin e bashkëpunimit gjatë muajve të ardhshëm, me fokus në adresimin e Strategjisë së Postës së Kosovës, me qëllim të evitimit të situatave të ngjashme dhe gjetjen e një zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjate për Postën e Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme