Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se do të ndërpritet furnizimi me ujë të pijshëm për Fushë Kosovën, Drenasin, Obiliqin dhe lagjen ‘Kalabria’ në Prishtinë.
Sipas kompanisë, kjo ndërprerje është për shkak të rritjes së turbullirës, pas reshjeve të shumta të shiut dhe borës, shkruan Arbresh.info.
“Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe borës këto ditë, janë rritur skajshëm rrjedhjet sipërfaqësore në zonat fushore ku të njëjtat kanë përfunduar te kanali i Ibër Lepencit, kanal prej të cilit merret uji i pa përpunuar për tu trajtuar pastaj për pije (FPU Shkabaj). Si shkak i kësaj, kemi sërish rritje të turbullirës në atë nivel që, e bënë të pamundur trajtimin e ujit për pije konform standardeve dhe teknologjisë që posedojmë, por edhe për ruajtjen e stabilimenteve. Me qëllim që të ruajmë kualitetin e ujit për pije (me ç’rast e kemi edhe rekomandim nga IKSHPK-ja), jemi të detyruar të ndërpremë furnizimin me ujë të pijshëm për Fushë Kosovën dhe lagjen ‘Kalabria’ në Prishtinë. Përveç ndërprerjes së detyrueshme të furnizimit me ujë të pijshëm për këto dy zona, ndërprerje do të kenë edhe Obiliqi dhe Drenasi”, njofton kompania.
“Por, për shkak që të bëjmë sado pak shpërndarje të barabartë të ujit, kemi bërë edhe alternative tjera teknike për furnizim. Në momentin që kushtet lejojnë që uji të trajtohet dhe të garantohet cilësia e duhur pas trajtimit, ne do e rikthejmë gjendjen normale me trajtim dhe furnizim, me ç’rast në këtë situatë të rënduar nga vërshimet ju lusim për durim deri në stabilizim të gjendjes, ngase situata e krijuar nga natyra nuk varet nga ne”.
Po ashtu, KRU “Prishtina” tregon se ka ngritje të nivelit të ujit në liqenet e Batllavës dhe Badocit.
“Liqenet artificiale Badoci dhe Batllava kanë një ngritje të nivelit të ujit prej mbi 2 metra, por që kjo rritje e nivelit nuk ka ndikuar ende në rritje të turbullirës, por me ardhjet e shumta në liqe, pritet turbullim i ujit, me ç’rast do të ndërmarrim veprime konkrete karshi situatës. Ekipa e Laboratorit së bashku me përgjegjësit e këtyre sistemeve prodhuese, po marrin mostra gjatë tërë ditës për të parë më afër cilësinë e ujit pijshëm në rezervuare dhe rrjetin shpërndarës të ujit për të evituar ndotjen eventuale”, përfundon njoftimi.
/Arbresh.info/
LIVE Përmbyten lokalet e bizneseve në Qendren Tregtare, në Drenas
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...