Ndërpritet bllokimi në fakultetet teknike, për të vazhduar të hënën

13:30 | 27 Shkurt 2015
Arbresh Info

Po bëhen katër ditë që kur studentët e fakulteteve Teknike po qëndrojnë në protestë në objektin e këtij fakulteti, me kërkesat e njëjta.

Në një deklaratë për media nga një grup i këtyre studentëve thuhet se ata do ta ndërpresin protestën sot në orën 16:00, për të vazhduar më tej mëngjesin e së hënës.

“Ne studentët e Fakulteteve Teknike që jemi në protestën studentore që nga e marta, ku kaluam tri netë e katër ditë në objektin e Fakultetit tonë, morëm vendim që protesta të vazhdoj sot deri në ora 16:00, ndërsa në vikend të pushojmë për të vazhduar përsëri nga dita e Hëne deri në realizimin e kërkesave tona. Kërkesat tona mbetën të njëjta”, thuhet në komunikatën e tyre./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme