Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK), bën të ditur se nga sot të gjitha vizitat e familjartëve nëpër burgjet e Kosovës janë ndërprerë deri më 27 mars, për shkak të masave parandaluese rreth Koronavirusit (COVID – 19), me vendim të Qeverisë së Kosovës.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës duke kërkuar mirëkuptim nga të gjithë, njofton opinionin publik, familjarët e të burgosurve dhe të burgosurit, se për shkak të masave parandaluese rreth Koronavirusit (COVID – 19), me vendim të Qeverisë së Kosovës, nga sot, me datë 12 mars 2020, deri me datë 27 mars 2020, ndërpriten të gjitha vizitat familjare nëpër të gjitha institucionet korrektuese dhe ato të paraburgimit”, thuhet në njoftim.
Përmes një njoftimi për media, SHKK, ka bërë të ditur të gjitha masat që ka ndërmar.
Sipas këtij institucioni, pas ndërprerjes së vizitave, familjarët dhe të burgosurit do të kenë mundësi të komunikimit përmes telefonatave më të shpeshta me famijarët, përfshirë komunikimin me Skype./arbresh.info
Më poshtë keni njoftimin e plotë:
Gjatë kësaj periudhe kohore SHKK do të ndërmarr këto masa:
Të burgosurve do t`iu mundësohen telefonata me të shpeshta me familjarë dhe komunikim virtual përmes Skype, i cili tashme është i instaluar nëpër disa qendra korrektuese dhe shumë shpejt nëpër të gjitha qendrat;
Ndalohen transferet nëpër burgje për të burgosurit; Reduktim të transportit në gjykata dhe prokurori, (vetëm në raste shumë emergjente);
Kontroll të vazhdueshme të stafit nga Mjeket të cilët veç janë në qendra korrektuese dhe ato të paraburgimit;
Kontroll të vazhdueshme të të burgosurve, të cilët kanë ndonjë simptomë infektive;
Furnizim brenda burgjeve për të burgosurit me material higjenik, siç janë: Shampon, sapun dhe dezinfektues për duar;
Furnizim me ujë të nxehtë 24 orë brenda burgjeve.
Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin e gjerë rreth hapave në vazhdim.
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë